






Lindja
16 Gushti 1920 do te shenonte nje pike kulmore ne historine e futbollit shqiptar.
Pas skuadres 'Bashkimi Shkodran' lindi skuadra e dyte ne Shqiperi,qe u quajt fillimisht 'Shoqeria Agimi'.
Kjo shoqeri e mori emrin prej nje tufe atdhetaresh dhe dashamiresh te futbollit qe banonin e mblidheshin se bashku prane pallateve Agimi.
Keta njerez zgjodhen dhe ratifikuan nje Keshill Drejtues pikerisht me 1925,po me kete emer.Do te ishte 2 vjet me vone koha qe kjo'shoqeri'te behej 'Futbollklub Tirana'(KF Tirana).
Ne vitet e para pas krijimit KF Tirana ka zhvilluar pak takime jozyrtare kombetare apo nderkombetare.
Keshtu ndeshja e pare ne rang kombetar do te mbante daten Tetor,1920 dhe do te luhej ne Fushen e Shallvareve kunder 'Juventusit' Shkoder,nje seleksionim i'Bashkimit Shkodran'.Po keshtu,vite me pas u luajt dhe ndeshja e pare ne rang nderkombetar ku KF Tirana pati kundershtar 'Crnagoren' e Malit te Zi,te cilen bardheblute e fituan 1-0.
Vitet e para
6 Prilli 1930 do te shenonte nje tjeter eveniment historik,Kampionatin e I Kombetar.E para veprimtari zyrtare ne Shqiperi,ku moren pjese 6 skuadra,mes tyre dhe KF Tirana.
Pas nje rivaliteti te forte me'Bashkimin Shkodran' dhe 'Skenderbeun' e Korces',KF Tirana do ta fitonte kete Kampionat duke treguar punen serioze te bere ne vite.
Po keshtu bardheblute,me talentet e medha te asaj kohe (kujtojme ketu S.Frasheri.A.Zajmi.H.Fortuzi.S.Stermasi.I.Gjinali.A.Koja,P.Dibra,etj)do te dominonte edhe ne vitet e mepasme duke humbur vetem 1 kampionat(1933) te fituar nga Skenderbeu i Korces.
Pra,klubi bardheblu atehere zoteronte talente dhe organizim edhe me te fuqishem se klubet me te forta te asaj kohe sic ishin 'Bashkimi Shkodran'( 'Vllaznia') apo 'Skenderbeu'.

Kampionatet e Luftes (1939-1942)
1 Korriku 1939 do te hynte ne histori si dita e nisjes se Kampionateve Kombetare te Luftes.Pergjate viteve 1939,1940 dhe 1942 ne Shqiperi do te luheshin 3 kampionate futbolli.Vlen te vecohet Kampionati Mbarekombetar i vitit 1942 ku moren pjese dhe ekipe nga Kosova.
Ne shkrimet e tyre,gazetaret e nderuar Dr.Besnik Dizdari,Dr.Giovanni Armillotta dhe Dr.Giovanni Nappi do te insistonin vazhdimisht ne publikimin e historise se mohuar per vite me rradhe.Ate periudhe ku u dhane 3 trofe kampionesh,ate histori ku per te paren e te vetmin rast,njeri kampionat u luajt me pjesemarrjen masive te klubeve nga te gjitha trevat shqiptare.Te tre keto kampionate ende te pazyrtarizuara nga FSHF!
Kampionati i vitit 1939 u luajt me pjesemarrjen e 8 ekipeve te ndara ne 2 grupe: Grupi A: Tirana,Rinia Korcare,Bashkimi Elbasanas,Dragoi Pogradec dhe Grupi B: Vllaznia,Besa,Teuta dhe Ismail Qemali.Ky kampionat perfundoi me 30 Shtator,1939 me finalen Tirana-Vllaznia qe perfundoi 6-5 per KF Tirana qe u shpall per te 7-en here Kampion Kombetar.
Kampionati i vitit 1940 nisi ne 3 Mars,1940 dhe u zhvillua sipas kriterit gjeografik,ekipet e veriut dhe ekipet e jugut te Shqiperise.Ne Grupin e Veriut benin pjese: Tirana,Shkodra,Elbasani dhe Durrsi ndersa ne Grupin e Jugut benin pjese: Gjirokastra,Vlora,Berati,Korca.
Finalja e ketij kampionati u luajt ne 19 Maj,1940 midis Shkodres dhe Korces,ekipeve qe zune vendet e para ne grupet perkatese.Ndeshja perfundoi 2-1 per Shkodren qe u shpall per te paren here Kampion Kombetar.
Ndersa kampionati i viti 1942 perkon me nje pjesemarrje me masive ku u perfshine dhe 3 ekipe kosovare.U be perseri nje ndarje gjeografike.Ne Zonen e Veriut benin pjese: Prizreni,Shkodra,Peja,Prishtina.Ne Zonen e Mesme benin pjese: Tirana,Durresi dhe Elbasani,ndersa ne Zonen e Jugut benin pjese: Berati,Korca dhe Gjirokastra.
Kampionati i vitit 1942 perfundoi me 29 Qershor, me dy ndeshje finale mes Tiranes e Shkodres qe perfunduan me rezultatet 1-1 dhe 2-0 per Tiranen,qe e shpalli kete ekip Kampion Kombetar per here te 8-te.
Paslufta dhe Vitet '65-70
Fillimisht KF Tirana se bashku me KS Vllaznia,KS Flamurtari e klube te tjera zhvilluan kampionate mjaft cilesore e me rivalitet,te pakten per 2 vitet e pare te Pasluftes,ku nuk duhet lene menjane fitorja me merite e 2 titujve rresht nga ekipi shkodran.
Qe nga viti 1946 e tutje,evenimenti kryesor per tu permendur ishte se klubit 'KF Tirana'
do ti ndryshohej emri nga sistemi i atehershem ne 'Puna e Tiranes' e me vone ne '17 Nentori'.
Por nuk do ishte vetem kjo.Krijimi e te ashtuquajturve'klube ministrore' te Ministrise Mbrojtjes dhe Ushtrise Popullore pra 'Dinamo' e 'Partizani' ndikuan negativisht,jo vetem per Tiranen,por edhe ne cilesine e futbollit shqiptar.
Keto klube kishin si projekt paresor te tyrin seleksionimin e talenteve te futbollit shqiptar ne te gjithe Shqiperine,duke pretenduar me pas suksese ne rangun kombetar epo dhe me larg.
Keshtu,lojtaret me te mire te KF Tirana,deri atehere bardheblu (si dhe lojtare te tjere nga rrethet) u 'gllaberuan' per motive totalisht politike nga keto 'klube ministrore' te drejtuara nga sistemi atehershem yni,qe synonte te ishte simotra e vendeve te Lindjes.Madje,paradoksi me i cuditshem ishte se talentet e klubeve te tjera thirreshin ne sherbim ushtarak me qellimin e vetem per te kontribuar tek klubet e ministrive!
Keto ndikuan mjaft jo vetem tek Tirana por edhe tek klubet e tjera duke i vendosur 'klubet ministrore' ne paresi e duke krijuar keshtu diferenca te padrejta me te tjeret.
Pikerisht kjo solli dhe renien tek klubi bardheblu,pasoje e se ciles ishte qendrimi ne hije deri ne vitin 1963,pra per shume vjet me rradhe!
Dhe do te ishte sakrifica,dashuria per fanelen e shenjte bardheblu,dashuria per historine dhe emrin e KF Tirana nga shume trajnere,lojtare,etj te Futbollklubit(vlen te permenden M.Alla,R.Lushta,N.Krieziu,F.Frasheri,S.Llambi,S.Halili.A.Mema,etj) qe u be e mundur te krijohej me kalimin e viteve nje grup lojtaresh me vlere,te afte te sfidonin 'klubet ministrore' te asaj kohe,'Partizani'e 'Dinamo' duke i dhene nje leksion edhe Federates Shqiptare se trofete dhe fama nuk fitohen me paterica por me pune,angazhim,stervitje te vazhdueshme e sakrifice ,pa ndihmen e askujt !
Kjo beri,si rrjedhoje qe,ne pikun e dominimit te klubeve te ministrise,KF Tirana te fitonte 4 kampionate nga 5 te mundshme gjate periudhes 1964-1970 (vlen te theksohet menyra sesi Dinamo e fitoi kampionatin e vitit 1966-1967! )
Vitet '80
Qe nga periudha 1970 deri ne 1989 ne Shqiperi filluar te ndryshojne shume gjera.Vlerat e 2 'klubeve ministrore' filluan te zbehen dhe skuadrat filluan te ballancohen me njera-tjetren duke dhene me shume rivalitet,cilesi e emocione ne stadiume.Aq sa jo vetem qe nuk kishte fitore me 10 e 15 gola por skuadrat e rretheve,te quajtura inferiore filluan te sfidonin ato te kryeqytetit (permendim ketu rastet kur 'Vllaznia' e 'Labinoti' u shpallen kampione)
Kesisoj filloi te kete kampionate me te forta e interesante dhe nje shperndarje me konstante ne fitimin e titujve Kampione.
Gjithsesi,nga viti 1980 deri ne 1989 KF Tirana i dha edhe nje leksion tjeter te gjithave se si fitohet dhe si krijohet supremaci ne futboll me forcat e tua,duke koleksionuar edhe 4 tituj Kampion, 2 nenkampion si dhe 3 Kupa.Po ashtu u pa dhe nje rritje edhe ne arenen nderkombetare,ku,pas disa suksesesh me rradhe, legjenda bardheblu,se bashku me Flamurtarin e Vlores,i dhane emer futbollit shqiptar ne Europe.
KF Tirana sot dhe lojtaret qe kane luajtur ne Perfaqesuese
Viti 1990 qe shenoi fillimin e ndryshimeve demokratike ne Shqiperi solli dhe pasojat e veta ne futboll duke i cthurur pothuaj te gjitha klubet.
Ngjarje e shenuar ishte se '17 Nentori 'mori emrin e saj origjinal e tradicional,KF Tirana.
Por,ndryshe nga vitet 80',ku cdo sukses arrihej me'brumin tirons'pra lojtaret e saj origjinale,pas vitit 1990 KF Tirana hyri ne nje etape tjeter ndryshimesh.
Futbolli yne u kthye ne biznes dhe filloi ti afrohej futbollit profesionist.Pra,sikur ne te gjitha klubet e tjera,kush me shume e kush me pak,u blene e shiten nje grup i madh lojtaresh cilesore,u emeruan presidente klubesh,edhe KF Tirana u prek nga kjo fryme.Klubi tashme ishte heterogjen.
Por e rendesishme ishte se ky konfuzion,ndersa tek klubet e tjera vazhdoi gjate,tek bardheblute zgjati vetem 3 vjet !
KF Tirana pati pikerisht meriten se krijoi nje ansambel me fryme profesioniste,me nje financim model,me nje organizim te shkelqyer dhe lojtare te afirmuar,te pershtatur me njeri tjetrin me shume e me mire se skuadrat e tjera ku u pane c'orientime lojtaresh,levizje te shumta ne periudha te shkurtra kohore,shkarkime,doreheqje,largime, etj.
Kjo beri pikerisht dhe diferencen pikerisht nga qendrueshmeria e berthames se ekipit qe solli epersi krahasuar me klubet e tjera qe rrjedhimisht coi ne fitimin e shume trofeve e rritjen e fames se klubit tone tradicional,duke e krahasuar me rivalet per te njejten periudhe kohore.
KF Tirana qe nga viti 1993 e deri me sot e ka dominuar totalisht futbollin shqiptar ! Bardheblute kane luftuar per trofe cdo sezon,tash 16 sezone rresht,duke fituar plot 10 tituj kampion,6 Kupa dhe 8 Superkupa.
Gjithashtu KF Tirana eshte e vetmja skuader qe ka luajtur rregullisht ne Europe e ka kaluar pothuajse rregullisht ture europiane,ndryshe nga te gjitha rivalet e saj te marra se bashku.
Lojtaret bardheblu qe kane luajtur e luajne ne Perfaqesuese.
KF Tirana tradicionalisht i ka dhene shume lojtare edhe ekipeve tona Kombetare,si Shpresa ashtu dhe Kombetares.Ja disa lojtare ne vite pjesemarres ne skuadrat Kombetare:
S.Llambi,B.Fagu,P.Pano,V.Bicaku,R.Spahiu,Q.Teliti,F.Frasheri,
S.Halili,A.Lekbello,A.Minga,M.Josa,A.Kola,Sh.Muca,S.Malko,S.Hodja,A.Rraklli,
B.Omuri,B.Nallbani,A.Gallo,M.Baci,A.Bushi,D.Muka,I.Fortuzi,N.Dede,A.Agolli,J.Sefa,etj
Stema,Flamuri dhe Uniforma tradicionale.
Stema tradicionale e skuadres eshte ovale.Siper saj ndodhen 2 yje ngjyre ari qe perfaqesojne 24 kampionatet e fituara deri me sot.Nese bardheblute arrijne shifren e 30 kampionateve,tek stema mund te shtohet dhe nje yll i trete.Ne brendesi te stemes sfondi kryesor eshte me shirita bardheblu(te ndezur).Ne pjesen e siperme eshte mbishkrimi"F.K.Tirana"(Futboll Klub) ne nje shirit te myset,ne pjesen pak poshte mesit,rrethuar nga sfondi i verdhe eshte minareja si simboli i kryeqytetit,qe klubi perfaqeson,ndersa poshte saj eshte dhe viti i krijimit"1920"qe eshte me numra te bardhe.
Flamuri tradicional i skuadres eshte me ngjyre blu te erret,ku perfshin emrin e ekipit te futbollit (F.K. Tirana),emrin e ekipit shumesportesh (S.K.Tirana) ,simbolet e vitit te krijimit(1920),simbolin e trofeut si dhe topin e futbollit.
Ne ndeshjet qe luhen ne Tirane(brenda) KF Tirana perdor fanellen tradicionale me shirita (vertikale) bardh e blu,mbathje te
bardha dhe corape te bardha.
Ne ndeshjet jashte KF Tirana perdor fanellen gri te hapur(anash me shirita te zinj),mbathje gri dhe corape gri.Ne te dyja fanellat ndodhen te stampuar:nga prapa numri ne fanele dhe emri i futbollistit dhe nga perpara emri i sponsorit te klubit.
K.F. Tirana
Legjenda Bardhë e Blu
COPYRIGHT © KF TIRANA INFO 2003-2010
Koleksion i te gjitha stemave te klubit ne histori.
Pergjate historise dhe ndryshimeve te kohes,edhe stema e Klubit te Futbollit Tirana ka ndryshuar mjaft qe ne 1920 e deri ne ditet e sotme.
Sic duket dhe ne pamjet e mesiperme,fillimisht stema e klubit ka qene drejtekendesh me nje romb te nderthurur ku shkruhej 17N.
Me pas,forma e stemes u be ovale(ashtu sic eshte dhe sot)dhe mbi te u shkrua fillimisht KS 17 Nentori,1920,me pas SK Tirana,1920 e deri ne stemen aktuale.
Vlen te theksohet se edhe ngjyra bardhe e blu ka ndryshuar neper stemat e ndryshme.