STADIUMET KU LUAN NDESHJET ZYRTARE
Futboll Klub Tirana i luan ndeshjet e saj zyrtare ne
Stadiumin'Selman Stermasi' ,ne kryeqytet(shiko figuren 1 & 2 me siper) Ky stadium ndodhet afro 200 metra larg Lanes Kombetare ne pozicionin ku ndodhet edhe ish-Ekspozita'Shqiperia Sot'.
Stadiumi ne fjale eshte ndertuar rreth viteve '60 dhe ka mbajtur emrin Stadiumi'Dinamo' deri ne vitin 1991,kur mori emrin e ri. Stadiumi e ka marre emrin e ri prej lojtarit te shquar bardheblu Selman Stermasi qe ka luajtur ne vitet '40 e '50.Informacion me te zgjeruar mbi kete legjende te futbollit tone do te shikoni me poshte. Stadiumi ka nje kapacitet prej 12.000 vetesh (6000 ndenjese) dhe per momentin eshte ende ne rikonstruksion e siper.Ky rikonstruktim pritet te perfundoje se shpejti.Pas perfundimit te fushes dhe tribunes perballe,pritet te nderhyet ne tribunat anesore,pastaj ne ambientet perreth fushes dhe pjese te shkalleve ulese duke perfshire dhe vijezimin e tyre,dhomat e gazetareve,sallen e forces,oren e re elektronike,etj,duke pershtatur cdo gje sipas standarteve europiane. Stadiumi'Selman Stermasi' ka gjithashtu nje dhome per intervista,ambjentet e dusheve,parkingun kryesor ne pjesen qendrore para stadiumit dhe eshte i rrethuar totalisht nga nje gardh metalik afro 4 metra i larte.
Gjithashtu,ne raste ndeshjesh te rendesishme zyrtare,si ndeshje nderkombetare apo ndeshje percaktuese ne Superlige apo Kupe,KF Tirana i luan ndeshjet e saj ne
Stadiumin Kombetar'Qemal Stafa' (shiko figuren 3 & 4 me siper) Tifozeria bardheblu zakonisht ulet te pjesen perendimore te stadiumit (Tribuna D).
FUSHAT E STËRVITJES
Futboll Klub Tirana stervitet,trajnohet dhe pregatitet ne Fushen'Skender Halili',aneksin prane Stadiumit"Selman Stermasi" dhe ,ne raste te rralla,skuadra kryen ushtrime fizike e shkrythese ne Pallatin e Sportit"Fahrie Hoti".
Fusha"Skender Halili" ndodhet prane Qytetit te Nxenesve,ne periferi te kryeqytetit.Ajo eshte e rrethuar nga nje gardh i ulet dhe ka nje pjese ulese(shiko figuren 5)
Fusha eshte e shtruar me bar natyral dhe ka vende per parkim e lehtesisht dalje ne rrugen kryesore.Kjo fushe gjithashtu eshte duke hyre ne fazen e nje rikonstruksioni total ku pritet te ndahet ne 2 anekse:njera fushe me bar natyral dhe tjetra me bar artificial (si ne rastin e Kamzes) Nje pjese e fondeve per kete projekt gjigand eshte dhene nga FSHF (per ekipin e shpallur kampion te sezonit te kaluar eshte vene ne dispozicion nje shume afro 70 mije USD)ndersa pjesa tjeter nga vete arka e klubit dhe kredi e marre nga shteti apo perseri FSHF-ja.Projekti total i rikonstruktimit te kompletit kushton afro 450 mije USD.
KUSH ËSHTË SELMAN STËRMASI ?
Nje djale i nje familje te pasur e bujare nga Tirana ishte nder futbollistet e pare te qytetit,kohe para se te organizohej Kampionati i pare kombetar i futbollit.E po ne vitet e para luftes ai u be dhe presidenti i pare i Klubit Tirana.Ai ishte njeriu qe i fali Tiranes jovetem djersen,talentin e pasurine e tij por dhe vete shpirtin e tij te madh.Per sportistet e farfer te asaj kohe shtepia e tij ishte vendi ku ata gjenin gjithmone tryezen e shtruar si per shume hallexhij te tjere te kohes.Lojtaret e quanin me shaka shtepine e tij ,tek Pazari i Ri,me emrin 'menca'.Por bujaria e tij nuk kishte fund.Ai paguante do gje per ekipin dhe nuk fitonte asgje prej tij.Ai zbuloi dy yjet e futbollit shqiptar Llustren e Kryeziun duke i marre qe femije nga 'Streha Vorfnore' e duke i mbajtur ne shtepine etij derisa u bene burra.Ai ishte njeriu qe i rriti si futbolliste dhe realizoi kontratat me Klubet e medha italiane per te dy.Por nga kontratat ai nuk mbajti asnje qindarke por ia dhuroi vete sportisteve.Ndaj sot Kryeziu e Llustra e kujtojne me shume respekt.Llustra i paralizuar e pa goje sot vetem qan para fotos se Stermasit te madh ,njeriut qe nuk e lejuan ta takonte me kurre ne jete.Me ardhjen ne fuqi te pusht-etit komunist ra kambana e se keqes dhe per Tiranen e Stermasin.Ne nje mbledhje me disa 'shoke te Partise' u vendos te nderrohej emri nga Tirana ne 17 nentori.Selmani u ngrit e kundershtoi duke thene se:'Emri TIRANA i jep ketij ekipi mjaft nder e nuk kemi arsye sepse ta heqim ate'.Por nga podiumi iu hakerryen:'Ulu e mbylle gojen!' duke e cilesuar armik e borgjez.Sigurisht shoket e tribunes do kishin qene duke kullotur dhite ne ndonje maje mali kur Selman Stermasi jetonte per Tiranen e per me shume kur ky 'armik' me 6 prill 1939 mori gjithe ekipin e Tiranes dhe ishte ne balle te demostrates se Tiranes duke kerkuar arme per te perballuar pushtimin fashist te Shqiperise.Por ishte koha e 'shokeve' ndaj ky sebeb mjaftoi qe te nesermen Stermasi te pushohej menjehere nga puna e te hidhej ne rruge duke iu ndaluar rreptesisht qe te shkelte pragun e klubit Tirana.Lexoni kete paradoks komunist:-Selman Stermasi nuk lejohej me ne klubin Tirana qe ai e kish ndertuar me shpirt!.Por te pakten le te themi shyqyr qe nuk i hoqen dhe emrin Shqiperise e t'ia vinin psh 29 Nentori.Pas kesaj Xha Selmani si fillua ta njohin te gjithe, punoi per shume vite si punetor ne ndermarrjen'M.Mame' dhe qe njeriu qe kurre nuk u kontrollua tek dera e ndermarrjes sepse ndershmeria e tij ishte e mirenjohur nga te gjithe.Me te veshtira ishin ditet kur luante Kombetarja dhe ai nuk kishte bilete per te pare ndeshjen.Ai qante para ekranit te TV.Po ashtu gezohej si femij kur F.Frasheri i onte shpesh bileten e ndeshjes.
Ky ishte njeriu-futboll,njeriu bardh&blu qe nuk deshi emrin 17 Nentori por Tirana.E sot qe ai nuk jeton me ka nje stadium ne Tirane qe mban emrin e tij kurse ne do sillnim si homazh vetem nje kujtim qe besoj e kane te gjithe tifozat e Tirones:kemi pare me dhjetra ndeshje te Tiranes ne kohen kur quhej '17 nentori' por kure si kam degjuar tifozet qe te therrasin ne kete emer por gjithmone'TIRONA -TIRONA!'
K.F.Tirana
Legjenda Bardhë e Blu
COPYRIGHT © KF TIRANA INFO 2003-2007