K.F. Tirana
Legjenda Bardhė e Blu
"Selman Stermasi", nje projekt modern!
Kapaciteti 15-20 mije vendesh, i teri i mbyllur, pa piste atletike, me nje kosto mesatarisht 600?1.000 euro per cdo stol. Federata Shqiptare e Futbollit dhe klubi i futbollit Tirana jane shume prane zyrtarizimit te projektit me te madh qe ka pare ndonjehere historia e impianteve sportive ne Shqiperi. Prej dy vitesh i kycur ne zyrat e FSHF?se, maketi i stadiumit tani pritet te vihet ne jete, pasi te dyja institucionet duket se kane gjetur rruget ligjore dhe financiare per te filluar punimet. Stadiumi Destinacioni do te jete Selman Stermasi. Tribunat do te shemben te gjitha. Stadiumi i ri do te jete 15 ose 20 mije vendesh, kjo mbetet ende ee papercaktuar. Do te jete pa piste atletike dhe tribunat do te jene shume prane fushes. Do te jete i mbyllur dhe i teri me vende te ulura. Do te kete nje lartesi dhe tribunat do te ndahen nga njera?tjetra me xhama plastike dhe jo me kangjella. Mbetet per te diskutuar ndarja e tribunave me fushen, por edhe kjo mendohet te realizohet me xhama plastike. Ambjentet e brendeshme do te jene funksionale dhe moderne. Pritet qe perreth stadiumit te jene dyqane, restorante dhe lokale, nderkohe qe pronaret do te shfrytezojne edhe sheshin perpara per parking. Zyrat e klubit Tirana do te jene te vendosura ne stadium, nderkohe qe pritet qe ne kendn ku ndahet tribuna kryesore me tribunen anesore te jene te vendosura zyrat e FSHF?se, te dala pak nga stadiumi dhe te mbyllura me xhama. Pronaret Kater donatoret e Tiranes kane filluar nepermjet klubit Tirana punen per privatizimin e klubit. Ne Ministrine e Ekonomise kane filluar procedurat te cilat pritet te mbarojne shpejt. Zyrtare te Ministrise e kane konsideruar kete projekt si nje te tipit pilot dhe, nese ka rezultat me Tiranen, atehere do ta aplikojne edhe me klubet e tjera. Ne menyre paralele eshte arritur nje akord verbal ne Bashkine e Tiranes qe te merret leja per marrjen e stadiumit me koncesion per 99 vite nga donatoret bardheblu. Kjo u jep te drejten atyre qe te ndertojne stadiumin dhe te perfitojne prej tij te gjitha te ardhurat. Zyrtarizimi pritet te behet brenda ketij sezoni futbollistik. Fondet Klubi i ftubollit Tirana i ka kerkuar ndihme Federates Shqiptare te Futbollit per te qene partnere ne kete nisem. Federates i intereson nje gje te tille dhe eshte zyrtare fakti qe kane nisur bisedime me UEFA?n per te gjetur fondet e nevojshme. Ne nje interviste te dhene kohe me pare, presidenti Duka ka thene qe projekti dhe fondet jane gati, pritet vetem trualli. Tani token ja ve ne dispozicion Tirana. Ne leter ka dy variante. Njeri full?option qe do te thote se per cdo stol virtualisht shpenzohen 1.100 euro, nderkohe qe versioni me i pranueshem eshte 700 euro per stol. Me nje llogari te thjeshte, nese ndertohet nje stadium 15 mije vendesh atehere kosto totale e tij shkon 10 milione e 500 mije euro. FSHF ne projektin fillestar ka menduar te shpenzoje rreth 20 milion euro per stadiumin, keshtu qe nuk eshte e jashtezakonshme sikur te rritet numri i vendeve dhe kostoja per stol per nje impiant edhe me modern. Parate jane gati, mbetet per te filluar. Fitimet dhe perdorimi Nje gje eshte e sigurte, me nje stadium te tille modern pronaret fitojne shume. Perpos gjithe ndeshjeve te futbollit dhe mundesise per te dhene stadium me qira si per perfaqesuesen, ashtu edhe per klubet e tjera qe do te duan te luajne, pronaret do te kene mundesi te japin me qera ose te shfryteozojne per interesat e tyre gjithe hapesiren brenda dhe rreth e rrotull stadiumit. Eshte menduar qe ne kete hapesire mund te ndertohen rreth 30 lokale, garazhe dhe restorante te tipeve te ndryshme. Me pak durim, investimi fillestar nxirret per nje kohe jo shume te gjate. Futbolli Ajo qe fiton me shume nga kjo histori eshte klubi i Tiranes dhe tifozet shqiptare. Donatoret me kete gje lidhen ngushte me klubin dhe te pakten i krijojne skuadres me te mire shqiptare nje siguri financiare. Te ardhurat me shume nga mjetet anesore do te thote rritje e financave dhe synime te medha, per kalimin e tureve ne kupat e Europes dhe per arritjen e asaj qe deri tani eshte konsideruar nje tabu, daljen me fitim nga sezoni futbollistik. Futbolli ka filluar si biznes, jo si nje mjet per tu bere i njohur nepermjet sponsorizimeve. A duhet nje stadium me kapacitet me te madh? Ne diskutimin per te ndertuar nje stadium te ri edhe mes paleve ka pasur nje debat, nese stadiumi duhet te kishte, apo jo, nje kapacitet, bie fjala prej 30 mije vendesh. Ne fakt perfundimisht drejtuesit e kesaj nisme kane vendosur qe jo duke iu referuar nje logjike te paster ekonomike. Nje stadium i tille do te ishte i veshtire te mbushej dhe nje kosto shtese prej 10 milione eurosh nuk do ta justifikonte nje gje te tille. Mund te ndodhe qe kerkesat te jene me te larta per ndonje ndeshje te vecante te perfaqesueses por nje studim i tregut nga ana e projektuesve beri te ditur se Shqiperia nuk e ka luksin qe te ofroje cdo te shtune me shume se 15 mije njerez ne stadiumin qendror. Te dhena per stadiumin Per nje vit pritet te zyrtarizohen te gjitha letrat administrative per te filluar punimet e stadiumit. Projekti zvicerian, qe eshte miratuar per stadiumin, ka dy plane. Stadium 15 dhe 20 mije vendesh. Kostoja virtuale per cdo stol ne stadium eshte 700?1 mije euro.Ne stadium do te jene te instaluara edhe zyrat e Federates Shqiptare te Futbollit.FSHF ka siguruar nje OK verbal nga ana e drejtuesve te UEFA?s per te marre nje shume ne forme donacioni per ndertimin e stadiumit.Fondet do te jene ne bashkepunim nga FSHF?ja dhe kater donatoret e Tiranes.Stadiumi teorikisht do te jete i klubit te Tiranes por nuk perjashtohet mundesia qe edhe Partizani e Dinamo te luajne ndeshje ne kete impiant kundrejt qirase.Stadiumi mund te perdoret edhe per koncerte.Stadiumi do te jete njesoj ne te kater nivelet e tij, pra me kater platforma dhe do te kete te pakten 15 banjo publike. Ambjentet e brendeshme jane afersisht te njejta dhe te se njejtes cilesi me Karaiskakin e Athines. Tifozet Nje nisme e tille do te ofronte me shume njerez ne stadium. Qemal Stafa, pavaresisht se mbetet stadiumi me i mire ne Shqiperi eshte pothuaj i amortizuar dhe aspak bashkekohor duke krijuar aspak komoditet per te gjithe ata qe duan te ndjekin nje ndeshje futbolli. Ndryshimet ne stadiumet e Europes Lindore Te gjitha stadiumet kryesore te Europes Lindore kane pesuar nje rikonstruksion gjate ketyre viteve pas shembjes se Bllokut Komunist. Ne shumicen e rasteve eshte ruajtur origjinaliteti i stadiumeve tipike sovjektike, megjithate ne ndonje rast, si ai i Lokomotives se Moskes, eshte kthyter ne tipik europian. Ruajtja e origjinalitetit konsiston vetem ne fasade ne Bullgari dhe ne ish vendet e Bashkimit Sovjetik, sepse ne ambjentet e brendeshme stadiumet kane nderruar komplet fytyre. N?_qiperi investimet kane qene gjithnje sporadike dhe ndryshimet kaq te vogla sa sigurisht qe kemi stadiumin nderkombetar me te varfer te Europes. Interesimi per ndeshjet e perfaqesueses dhe logjika e biznesit ka detyruar ndryshimin e madh nen projekitn zvicerian.

Eshte nje rast unikal ne gjithe historine e sportit Boteror. Ka ndodhur afro 42 vjet me pare. Ne 24 qershor 1967, luhej nje ndeshje derbi ndermjet skuadrave te Partizanit dhe 17 Nentorit (Tiranes) se asokohe. Ndeshjen e fitojne bardheblute me rezultatin 2-1 dhe me nje triumf te tille hedhin perpara nje hap te sigurte drejt fitimit te titullit kampion ne vend. Tri dite me vone, kryesia e Federates Shqiptare organizon nje mbledhje qe sigurisht ishte diktuar nga lart dhe merret vendimi qe te dyja keto klube, pra si 17 Nentori ashtu edhe Partizani do te perjashtohen nga kampionati. Praktikisht Tirana do ta humbiste titullin, sepse kryesonte ne tabelen e klasifikimit vetem me tri pike me shume se sa Dinamo, qe gjithashtu ishte nje ndjekese shume serioze per fitimin e titullit.
Shteti
Ne ate kohe Partizani dhe Dinamo ishin klube shteterore. I pari ishte klubi i Ushtrise, nderkohe qe Blute ishin klubi i Ministrise se Puneve te Brendshme. Klubet u themeluan ne vitet 1948 dhe 1950 dhe qe nga ajo kohe i kishin fituar te gjitha kampionatet ne Shqiperi duke u alternuar me njeri tjetrin. Ne mesin e viteve 60' skuadra e 17 Nentorit doli ne pah me gjithe forcen e saj dhe jo vetem, qe po prishte ekuilibrat e vendosur nga dy klubet shteterore, por gjithashtu po afronte rreth vetesh shume tifoze te cilet simpatizonin skuadren popullore nga njera ndeshje ne tjetren. Ky ekip qe perbehej nga djem te rinj lagjesh furnizonte me lojtare jo vetem Partizanin dhe Dinamon, por gjithashtu edhe shume skuadra nga shume rrethe te tjera te vendit.
Vendimi
Nė 27 qershor te 1967, ne "Sportin Popullor", gazeta e vetme sportive e kohes botohej nje vendim te Kryesise se Federates Shqiptare te Futbollit, sipas te cilit ndeshja Partizani - 17 Nentori, qe ishte luajtur tre dite me pare eshte e pavlefshme per shkak te shfaqjeve jo korrekte qe te dyja skuadrat shfaqen ne fushen e lojes. Per kete arsye te dyja skuadrat penalizohen rende duke u perjashtuar nga kampionati 1966-1967 per tre javet e mbetura te sezonit. Vendimi hynte ne fuqi menjehere. 17 nentori ne ate dite kishte 33 pike nderkohe qe Dinamo 31 pike.
Ndeshja
Eshte luajtur ne stadiumin "Qemal Stafa" dhe ka pasur nje numer rekord spektatoresh. Ka qene nje derbi i vertete, me loje te paster fizike, megjithate nje futbollist i Partizanit perjashtohet nga fusha, por pjesa tjeter eshte komplet brenda normave. Njerez te asokohe kujtojnė se gjyqtari vertet ka pasur shume pune, por kjo eshte normale per nje ndeshje futbolli. Ndeshja ka zgjatur normalisht 90 minuta dhe me rezultatin 2-1 bardheblute shkuan te lumtur ne dhomat e zhveshjeve.
Absurditeti
Vendimi i asokohe ka qene krejt i padrejte, sepse ndeshja nuk ka pasur asnje gabim teknik dhe ajo ka perfunduar normalisht brenda 90 minutave. Ne asnje rast ne gjithe Boten vetem per kaq dy skuadra nuk kane marre denimin kapital per t'u perjashtuar fare nga kampionati. Cudia tjeter mbetet te fakti qe vendimi nuk eshte marre nga ana e Komisionit te Disiplines, por nga Komiteti i pergjithshem i FSHF. Rezultati mund te vendosej fare mire ne tavoline, mund te perjashtoheshin te 22 futbollistet qe luajten ne fushe bashke me trajneret per 3 ose me shume se 3 jave, mund te denohej fusha, ne kete rast ajo e Partizanit, por kurrsesi nje vendim i ketij tipi nuk pritej. Te dy klubet mund ta perfundonin kampionatin me lojtare rezerve ose nga skuadra e te rinjve, megjithate nje gje e tille nuk ndodhi. FSHF nuk e morri ne konsiderate fare kete fakt.
Flet Ismet Bellova
Komentatori i mirenjohur Ismet Bellova, (e ka transmetuar ndeshjen per Radio Tiranen), pasi e karakterizon ndeshjen si normale ne aspektin agonistik, e kujton kohen, kur u luajt si "kohe te lavdishme". Sipas tij, atehere futboll luante vetem skuadra e ministrit te mbrojtjes dhe shefit te shtabit te ushtrise me ate te ministrit te brendshem dhe zevendesit te tij. Pas l944-tres vetem dy kampionate kish fituar Vllaznia e Shkodres dhe dy te tjera l7 Nentori. Nuk mund te lejohej ky i fundit, te fitonte te tretin rradhazi, sepse shpallej ekip "Mjeshter Sporti", baraz me Partizanin dhe Dinamon. A mund te pranohej kjo, kur ushtria dhe sigurimi mbronin vendin nga rrethimi i dyfishte borgjezo-revizionist? Kampionatin ne fund te fundit e fitoi skuadra e Dinamos dhe te gjithe u habiten qe ne javet e mbetura Blute arriten pikerisht 4 piket e nevojshme per te dale perpara bardhebluve.
"Ka qene nje sfide burrerore, vendimi banal",flet Niko Xhacka.
Ne nje interviste per Radio Tiranen, ne vitin l990, ish futbollisti i shquar i l7 Nentorit, Niko Xhacka u shpreh se ndeshja, ne te cilen ai ka shenuar nje gol, ka qene nje derbi i vertete. Ne perfundim te saj ne koridorin prane dhomave te zhveshjes ka patur replika dhe nje zenke (me sakte jane shtyre, duke iu hakerruar njeri-tjetrit dy futbolliste, nje i Partizanit dhe tjetri i Tiranes). "Nuk mbaj mend te kete ndodhur kaq e keqe. Vertet patem disa sherre te vogla me lojtaret e Partizanit, por gjera te tilla ndodhin sot pothuaj ne te gjitha ndeshjet derbi, ndermjet skuadrave te nje qyteti. Federata sigurisht qe duhet te gjente menyren se si tja jepte titullin nje prej Dinamos apo Partizanit dhe ja doli per bukuri". Shum vete atehere thane qe ky mund te kete qene edhe nje skenar i pergatitur bukur nga e skuadrave te Dinamos dhe Partizanit per te demtuar skuadren e Tiranes. I7 Nentori, me fitoren ate dite te 24 qershorit, pothuajse e fuste kampionatin " ne xhep", sepse Dinamo barazonte ne Kavaje me Besen. Tirana ishte ne prag te shpalljes kampion kombetar per te tretin sezon me rradhe. Kjo ishte Tirana e madhe e viteve '60 me nje brez te shkelqyer futbollistesh dhe drejtues teknik te paharrueshmin Lym Alla, qe detyrimisht duhej shperbere, ashtu sic u shperbe.



COPYRIGHT © KF TIRANA INFO 2003-2010
Njė nga figurat e shquara tė futbollit shqiptar dhe tė Tiranės nė veēanti, Enver Shehu, ka nderruar jete sot ne date 22 Tetor,2009. Enver Shehu ka qenė njė nga lojtarėt bazė tė Tiranės sė viteve 60-tė. Nė tė njėjtėn kohė, Shehu ėshtė aktivizuar dhe me ekipin kombėtar ku ka mbajtur dhe shiritin e kapitenit. Ndėrsa ka kaluar njė periudhė tė artė nė kohėn kur ishte lojtar, Shehu ka qenė i suksesshėm edhe nė drejtimin e 17 Nėntorit tė viteve 80-tė. Nė kohėn kur trajneri Shehu drejtonte skuadrėn e 17 Nėntorit, arriti tė formonte njė skuadėr model, thuajse mė tė mirėn e tė gjithė historisė bardheblu. Nėn drejtimin e tij, 17 Nėntori i atėhershėm arriti tė ngrihej nė majėn e futbollit shqiptar duke fituar gjatė viteve 80-90 tre kampionate dhe katėr kupa. Merita e Shehut nė drejtimin e bardhebluve ishte jo vetėm fitimi i trofeve, por edhe formimi dhe harmonizimi i njė brezi tė artė futbollistėsh si i ndjeri Arben Minga, Agustin Kola, Shkėlqim Muēa e tė tjerė, lojtarė kėto qė formuan dhe boshtin e ekipit kombėtar tė atyre viteve. Enver Shehut, njė figurė e shquar, tashmė vetėm nė rolin e specialistit,iu bė dhe respekti qė ai e ka merituar pėr punėn e palodhur pėr mė shumė se gjysmė shekulli nė shėrbim tė futbollit.
Stafi i KF Tirana Info i dergon ngushellimet me te sinqerta familjes se tij.
Profesor Shehu,pusho ne paqe !


Ku eshte "Tirona" Europiane ?
Futboll Klubin Tirana me plot te drejte e quajme klubin me te madh ne Shqiperi,Zonjen e madhe te futbollit shqiptar dhe kjo jo pa qellim.
Tirana eshte vertet klubi me I suksesshem shqiptar me 24 trofe kampioni,13 kupa dhe 8 superkupa.Tirana eshte klubi yne me I suksesshem ne Evrope,ku megjithese fatkeqesisht ben pjese tek klubet shqiptare shume modeste,te pakten i ka kaluar 9 ture evropiane.
Le te kthehemi per nje moment ne 4 gusht,2004.Pasi dominonte kampionatin shqiptar jo vetem me rezultate bombastike shumegoleshe por dhe nje spektakel te garantuar,perballej me Ferencvarosh te Budapestit klubin me te mire hungarez,ne turin e dyte te Liges se Kampioneve.Kishte vite qe Tirana turin e pare ne kupat e Evropes e kishte detyre shtepie .Fitonim ndeshje jashte fushe ,dicka mjaft e rralle per ekipet shqiptare! Ishte kulmi i nje ekipi te organizuar elitar.Fitojme 1-0 ne Budapest dhe humbim nje penallti ne momentet e fundit te ndeshjes duke u eliminuar per faj te humbjes 2-3 ne Tirane.Ate sezon Ferencvaroshi shkoi deri ne grupet e Kupes UEFA,gje qe nuk vihet ne dyshim se mund ta kishte bere dhe Tirana nese do i kishte kaluar hungarezet.OK,Tirana nuk eshte Ferencvarosh dhe eshte ende e brishte per te shkuar menjehere kaq larg.
Por kete shembull e dhame me shume per te bere nje krahasim me Tiranen e sotme qe mundet nga Luzi 1-3,qe ndodhet 11 pike larg kreut,qe e ka humbur identitetin.Qe jo vetem nuk mund te krahasohet me Tiranen qe e kishte bere kalimin e nje turi detyrim,por poshterohet dhe nga klubet e kategorise se dyte qe festojne kur shohin fanelen bardhe e blu te shkele ne fushat e tyre!
Me te drejte dashamiret e shumte te ketij klubi shqetesohen se ku eshte problemi pasi dihet qe tek Tirana luajne aktualisht lojtaret me te mire ne Shqiperi.Te njejtet lojtare qe e nxorren kete ekip kampion!Po,u larguan 2 lojtare cilesore,por a do ndikonte kjo ne kete permbysje 180 gradesh?Logjikisht e pamundur.Po cilat jane atehere shkaqet,se duhet te kete patjeter nje shkak,apo jo?
Ketu nuk po flasim per faktin se pse kjo Tirane mund te mos jete ne gjendje ta mbroje titullin kete sezon.Tirana e ka dominuar superligen shqiptare.Te pakten nese flasim qe nga koha e ndryshimeve demokratike pra mbas vitit 1990 ka fituar 10 trofe kampioni nga 18 te mundshmet,6 kupa,8 superkupa!Edhe pse do ta deshironim ,pasi Tirana eshte vertet nje ekip trofesh,eshte alogjike te pretendojme qe te fitoje cdo sezon.Por problemi qe shtrohet eshte tjeter,le ti marrim me rradhe:
-Organizimi i cdo klubi fillon nga koka,pra nga presidenca.Ne vitin 2005 asambleja largon padrejtesisht El Sajed nga drejtimi i klubit.Nuk do zgjatemi ketu por ne faktin qe 4 donatoret nuk e paten jeten te gjate tek ky klub.Qe ketu fillon mungesa e profesionalizmit ne klubin me te madh shqiptar.
Fillimisht ishin 4 donatore(edhe pse nje klub profesionist nuk mund te kete drejtim afatgjate nga donatore)pastaj u bene 2 sepse linden mosmarreveshje,pastaj mbeti vetem nje qe u zgjodh president.Menyra si rrodhen ngjarjet tek Tirana tregoi amatorizem.Por nuk eshte vetem kjo.
Kupola drejtuese e Tiranes ka degraduar gradualisht dhe e ka humbur autoritetin.Ku tregohet kjo?
-Eshte thene disa here se trajneret e huaj jane vertet nje luks per Tiranen,sepse asnjehere nuk arrijne te shkrihen me klubin dhe rrjedhimisht me lojtaret.Si eshte e mundur qe te gjithe trajneret e huaj,shume syresh profesioniste,me nje CV mbreselenese,nuk arrijne te kene sukses tek Tirana?A thua te gjithe jane te paafte?Pse ne Evrope e Bote ka mjaft shembuj trajneresh te huaj qe kane suksese ne klubet e tyre,jo vetem brenda por dhe jashte?Shembull psh trajneri i klubit qipriot Anorthosis,gjeorgjiani Ketspaia qe e coi klubin ne grupet e Liges se Kampioneve.Problemi qendron tek fakti se trajneret e huaj nuk kane mundesine te aplikojne taktiken e tyre sepse klubi nuk u ploteson organiken qe ata kerkojne,sepse lojtaret nuk denjojne te sterviten ne kushtet qe ata kerkojne,sepse presidenti nderhyn ne formacionin qe ata kane planifikuar,sepse drejtuesit marrin vendime te bazuar ne keshillat e kapitenit te ekipit,apo lojtareve titullare dhe jo te atyre qe stervitin ekipin,pra trajnereve.Tek Tirana mungon lidhja e ngushte dhe e domosdoshme trajner-ekip.Rendesia e kesaj lidhje sfumohet nga nderhyrjet e stafit drejtues qe ne futbollin modern ka treguar se ndikon negativisht ne nje skuader.Pra trajneret e huaj me te drejte kerkojne te aplikojne idete e tyre profesioniste dhe evropiane,por kjo ne nje klub shume larg te qenit profesionist nuk mundesohet!
-Dhe meqenese trajneret e huaj deshtojne ,ne kthehemi tek trajneret shqiptare.Ata natyrisht qe preferohen nga lojtaret sepse nuk u bejne 4-5 ore stervitje ne dite sic duhet te ndodhe me nje klub profesionist,nuk i kerkojne presidences lojtare shume cilesore,nuk i vjen keq edhe nese presidenti,drejtori i klubit apo dhe kapiteni u nderhyjne per te bere formacionin,etj.Dhe ne fund edhe keta shkarkohen apo japin doreheqjen!Biles disa kur sapo jane kurorezuar me titullin kampion!Paradoks mbase unikal qe ndodh vetem tek Tirana!
Nje klub profesionist nuk mund ti largoje trajneret sapo ata pesojne 2-3 humbje.Nese klubi synon nje te ardhme duhet tu japi kohe trajnereve te ndertojne ekipin,te nderthurin lojtaret e rinj,te kompletojne organiken,te plotesojne dhe forcojne stolin,te bejne stervitje profesioniste,te bejne pregatitjen e duhur fizike,etj.Mund te humben dhe 3-4 apo me shume ndeshje por duke synuar qe klubi te kete nje te ardhme te sigurt,te shkoje drejt persosmerise,konsolidimit,dhe vetem nje trajner i lidhur ngushte me cdo hallke te klubit e ka te lehte ta realizoje dicka te tille.Edhe pse nuk mund ta japim per krahasim,Arsen Venger psh ka 12 vjet qe drejton Arsenalin ne Angli,dhe pse ne 12 sezone ka fituar trofe me pikatore.Apo plot raste te tjera ku tregohet profesionalizmi dhe qendrueshmeria e nje klubi kur e mban tranjerin gjate.
-Amatorizmi ne drejtim dhe menazhim i ka dhene efektet dhe tek Tirana e se ardhmes.Nje pike qe nje klub profesionist e ka gjithmone perparesi,per Tiranen eshte ndryshe.Tirana e se ardhmes nuk jep asnje garanci,nuk ka lojtare plotesues per ekipin e pare,lojtareve nuk u plotesohen kushtet,nuk evidentohen talentet.Me nje fjale brezi i ri i Tiranes ka deshtuar plotesisht.
Edhe ata lojtare te talentuar qe zbulohen tek Tirana nuk luajne me klubin por huazohen apo i blejne klubet e tjere shqiptare apo te huaj sepse quhen "te paafte" apo nuk vleresohen sa duhet.Shembuj ka plot: Hysa,Fagu,Hyka,G.Muca,etj.Por talentet zbulohen dhe shkelqejne vetem ne nje klub profesionist qe ua zhvillon talentin,qe ua ben hyzmetin,qe i vlereson ,dhe jo ne klube qe drejtojne ne menyre amatore.Pse keta lojtare te paafte shkelqekan tek klubet e tjera?Disa prej tyre shkelqejne dhe ne klube te huaja!
Te gjithe e pane se cfare eshte ne gjendje te beje brezi i ri i Tiranes ne nje ndeshje zyrtare,kur u turperuan nga nje ekip i kategorise se dyte.Kjo eshte rrjedhoje e paaftesise menazhuese te klubit.
-Nje tjeter faktor qe e paraqet Tiranen larg te qenit nje klub profesionist eshte dhe faza qesharake pregatitore qe behet per sezonin e ri.Si mund te pretendohet per tu pregatitur nje ekip per sezonin apo kupat e evropes ne vetem 9 dite stervitje?Kroati Loncarevic e beri kete te qarte,por kjo kerkese e tij u refuzua dhe justifikua nga drejtuesit e Tiranes.Krijohen vertete kushtet,faza pregatitore behet ne terrene ideale,por cfare mund te arrije nje klub ne vetem 9 dite.Apo 2 jave?Nje faze pregatitore sic eshte provuar ne klube evropiane ,zgjat minimumi 5 jave!Edhe ky faktor sic e kemi pare, ka ndikuar mjaft ne paraqitjen ne kupat Evropiane apo paraqitjen sezonale.
-Si rrjedhoje e faktoreve te mesiperm edhe lojtareve u mungon perkushtimi ne stervitje apo ndeshje zyrtare.U mungon disiplina.Disiplina nuk tregohet vetem ne stervitjen qe ben trajneri,jo vetem ne ndeshjet zyrtare,por dhe ne regjimin mbas stervitjes apo ndeshjes,dhe ne rreagimin e lojtareve ne fushe,ne qendrimin ndaj trajnerit,apo ne deklaratat boshe qe japin ne media edhe kur humbet ndeshja,pra shume fjale e pak pune.
Edhe ketu ka fatkeqesisht shembuj si Memelli,Lila,etj qe demtojne ekipin me mungesen e theksuar te profesionizmit dhe disiplines.Por nese klubi do te kishte seriozitet,nese trajneri do kishte nje kerkese llogarie,edhe lojtaret do te pershtateshin domosdoshmerisht me keto kerkesa.Abraham eshte rasti ideal per kete.Loncarevic e ndeshkon sepse thyen rregullin ne klub per vonese ne stervitje,Abraham thellohet dhe reflekton per mire.Edhe pse Abraham eshte nga te paktet lojtare vertete profesioniste tek Tirana.
-Eshte vertet dicka jo serioze fakti qe tek Tirana momentalisht drejtojne 3 trajnere.Ne ndeshjen ndaj Dinamos ishte vertet per te qeshur e per te qare kur shikoje se Tafaj,Dede e Muka nga stoli bertisnin e u jepnin udhezime lojtareve ne fushe!Tafaj eshte drejtor teknik,Dede eshte akoma lojtar dhe Muka lojtar e kapiten i ekipit.Kjo levizje mbase eshte bere nga presidenca qe Tirana te reflektoje ne rezultate por eshte vetem nje permiresim i perkohshem,jo riparim perfundimtar i problemeve.Madje,dhe levizjet e pamatura ne stolin teknik tek Tirana jane bere pikerisht per te stimuluar lojtaret per te fituar.Dicka kjo vertet larg profesionalizmit qe kerkohet tek klubi me i madh ne Shqiperi.
Dhe kjo i ka rrenjet pikerisht ne kupolen drejtuese e menaxhuese te ekipit.
Tirana ka nevoje per nje rifillim profesionist,sa nuk eshte vone.Ka nevoje per nje menaxhim vertet serioz.Vertet klubi nuk vuan nga financat,nuk vuan nga terrenet stervitore,nuk vuan nga kushtet e fazes pregatitore,por kjo eshte vetem njeri aspekt i te qenit profesionist.
Nese tek Tirana nuk do fillohet puna serioze per te bere cdo gje ne menyre te mirefillte,atehere dhe tifozet e dashamiret ne vazhdimesi do vijojne te shohin nje ekip pa gjak,nje ekip me hope,nje ekip qe nuk jep asnjehere garanci rezultatesh,nje ekip larg konsolidimit dhe nje ekip qe do vazhdojme te enderrojme qe te korre suksese ne Evrope.
Bardhyl Pashaj - KF Tirana 2-1
Edhe pse eshte verejtur disa here,kete kampionat nje pjese e konsiderueshme e gjyqtareve kane favorizuar ne menyra te ndryshme ekipin e Dinamos duke shkaterruar ne njefare menyre Superligen.
Por kjo gangrene vazhdon ende dhe nje sinjal i tille u dha edhe ne derbin me te fundit.
Kujtojme ketu disa nga rastet e arbitrimeve te kontestuara ku ka luajtur Dinamo ne favor te ketyre te fundit;kunder Beses,Apolonise,Lacit,Tiranes (2 here) Flamurtarit,Teutes dhe Vllaznise.Nese ne secilen nga keto ndeshje nuk do kishte favorizime,sot kampionati do te ishte luajtur mese normal pa kontestime dhe pa diferenca te tilla.
Nuk eshte e mundur qe nje kontestim i vazhdueshem te jete rastesor,apo gabim njerezor.Jane te pakten 10 ndeshje te kontestuara ku 10 gjyqtare te ndryshem kane perkrahur hapur ose indirekt nje ekip te vetem,pikerisht ate qe sot qendron ne krye te Superliges.
Nje kontestim i perseritur karshi favorizimit te nje ekipi te vetem ne 10 nga 18 javet e Superliges do te thote shume,do te thote dashakeqesi,korrupsion,mitmarrje,demtim me paramendim i sportit te paster.
Nese Dinamo do te kerkonte ta fitonte kete trofe me te tilla menyra me mire te viheshin klubet ne dijeni dhe te shmangeshin trazirat ne cdo ndeshje te luajtur qe padyshim nuk jane ne te mire te futbollit.
Tashme,ky kampionat ka degjeneruar ne nje pozicion te tille qe eshte e veshtire ta quash sport.Eshte e veshtire qe ekipet te gjejne motivimin sportiv qe te luajne nje gare te paster.
Tashme gara mund te quhet e perfunduar dhe trofeu i teneqese ti jepet ekipit Dinamo,nuk ka me rendesi se cfare ndodh me pas.
Futbolli shqiptar,e vetmja gje qe e mbante gjalle sportdashesin ne kete vend te varfer tashme ka vdekur bashke me emocionet dhe spektatorin.Mbase kjo eshte ne nje fare menyre dhe pergjigja e boshatisjes ekstreme te stadiumeve shqiptare...

Kompleksi "Skėnder Halili", me investimin e Bashkisė sė Tiranės, do tė kthehet nė njė impiant modern
Drejtuesit e skuadrės sė Tiranės, krahas synimit pėr pėrforcimin e ekipit tė tyre me sa mė shumė elementė cilėsorė vitet e fundit, duket se kanė hedhur sytė edhe nga infrastruktura dhe pėrmirėsimi i kushteve stėrvitore. Jo vetėm kaq, por po mendohet edhe pėr ndėrtimin dhe funksionimin e Akademisė sė Futbollit, me trajnerė dhe specialistė qė aktualisht punojnė nė ekipet e moshave pranė klubit tė Tiranės. Pak muaj mė parė filluan punimet pėr ndėrtimin e fushės sė re. Tashmė ato po shkojnė drejt fundit dhe pritet vetėm shtrimi i tapetit sintetik. Jo vetėm kaq, por pėrfundoi edhe lyerja e ambienteve tė brendshme dhe tė jashtme si dhe funksionimi i njė palestre moderne nė njėrėn prej dhomave nė ambientet e brendshme. Gjithashtu, u krijuan kushte komode edhe pėr stafin mjekėsor. Pėrfundimi i punimeve pak ditė mė parė u inspektuan edhe nga ish-nėnkryetari i Bashkisė sė Tiranės, Eduard Shalsi. Duket se ky i fundit ka marrė pėrsipėr tė ndjekė ecurinė e klubit 24 herė kampion. Ndėrkohė, shefi Rauf Dimraj, po punon qė ta kthejė kėtė kompleks nė njė nga mė modernit nė vend. Madje ėshtė gati edhe projekti pėr ndėrtimin e hotelit brenda mjediseve tė kompleksit, qė nė parim ėshtė mbėshtetur si ide. Shefi Dimraj, nė lidhje me projektet qė pritet tė zbatohen nė njė tė ardhme jo shumė tė largėt, deklaroi: "Pak ditė mė parė, nė kompleksin sportiv "Skėnder Halili", ish-nėnkryetari i Bashkisė sė Tiranės, Eduard Shalsi, inspektoi mbarėvajtjen e punimeve nė fushėn e re, ambientet e brendshme dhe tė jashtme tė rikonstruktuara tashmė. Madje, Shalsi shprehu edhe gatishmėrinė pėr tė na mbėshtetur mė shumė nė tė ardhmen. Aktualisht ne kemi njė projekt pėr ndėrtimin e hotelit, "sllallomin" futbollistik, gropėn e rėrės pėr stėrvitshmėri tė rezistencės speciale tė futbollit etj. Madje projekti pėr ndėrtimin e hotelit dhe mbjelljen e pemėve me dendėsi rreth e qark kompleksit do tia ndryshojnė pamjen "Skėnder Halilit". Kėtė projekt ia kemi dėrguar edhe nė rrugė zyrtare Bashkisė sė Tiranės, madje edhe kreu i saj, zoti Edi Rama, ėshtė vėnė nė dijeni dhe ka shprehur mbėshtetjen e tij nė pėrmirėsimin e infrastrukturės. Kemi bėrė kėrkesė edhe pėr livrimin e fondit. Ky projekt duket se ka gjetur miratimin gojarisht, por ende jo zyrtarisht tė drejtuesve tė Bashkisė sė Tiranės. Kam besim se shumė shpejt kjo do tė bėhet edhe zyrtarisht dhe menjėherė nga projekte do tė fillojnė tė kthehen nė vepra,"- tha shefi i klubit tė Tiranės, Rauf Dimraj.


Tirana e re, ajo e Europa Ligės dhe sezonit tė ardhshėm pėr momentin nuk ekziston. E denjė pėr tu konsideruar nė pikėn zero. Ca mė keq. Nė vitin zero! Sepse tashmė Tirana duhet qė ta pėrfshijė veten nė njė tranzicion qė i ngjan njė revolucioni nėse dėshiron qė nė verėrat pasardhėse mos ta gjejė sėrish veten nė tė njėjtėn pozitė. Pa presidentė, pa trajner, pa skuadėr. Vetėm me tifozė dhe me njė sekretar klubi.
Debatet Nė fillim tė debateve ka qenė sigurisht raporti mes presidentit dhe klubit. Halili ka pretenduar se ka shpenzuar njė tufė me para, por asnjėherė nuk i ėshtė dhėnė e drejta e menaxhimit. Ka akuzuar klubin dhe sekretarin e klubit se nuk e ka ndihmuar nė disa procese, si pėrshembull pėrfitimi i tė ardhurave dytėsore nga pjesėmarrja nė Kupat e Europės dhe nga sponsorėt, duke u bėrė pėrkundrazi pengesė me indiferencėn e tij dhe gjthashtu ka pranuar se paratė e tij nuk kanė qenė tė mjaftueshme pėr tė paguar lojtarėt dhe se pret qė tre muajt e fundit tė sezonit ti paguajė klubi nga prurjet qė ka mundėsi. Dimraj, i ėshtė pėrgjigjur kokė mė kokė qė tė gjithė veprimet e klubit bėhen nė sinkron me rregullat e bashkisė, ndėrkohė qė i ėshtė rikujtuar njėri-tjetrit se paratė e UEFA-s nuk janė depozituar nė arkė pėr shkak tė njė borxhi tė hershėm tė Tiranės qė mbart me vete njė problem shumė tė madh: klubi nuk mund tė mbaj tė lirė njė llogari bankare sepse paratė konfiskohen. Nė thelb u duk qartė nė mbledhje dhe u pranua nė mėnyrė tė pavetėdijshme nga palėt qė treshja, presidenti, klubi dhe kryesia nuk kanė funksionuar. Fortuzi ka qenė i vetmi ndėr tė pranishmit qė i ka dhėnė shpresė njė diskutimi me njė nivel mė tė lartė bisede duke u kujtuar tė pranishmėve qė statusi i klubit si njė ndėrmarrje brenda bashkisė do tė prodhojė sistematikisht vėshtirėsi nė menaxhim, edhe sikur buon sensi mes palėve tė ekzistojė.
Ofertat Pjesa e dytė e diskutimit ka pasur tė bėjė me zgjidhjen. Tė pranishmit i kanė kujtuar me shumė prepotencė Dimrajt qė 1 korriku kur ėshtė ndeshja e parė nė Kupat e Europės ėshtė shumė shpejt dhe skuadra duhet formatuar. Halili ka parashtrirė ofertėn e tij. Sipas tij ka dy opsione, ose tė qėndrojė sponsor duke dhėnė vit pėr vit 200 mln lekė sipas kontratės ose tė ofrojė 1 milionė dollarė, por tė ketė tė drejtėn ekskluzive tė menaxhimit dhe funksionimit tė klubit. Qė do tė thotė praktikisht njė shef klubi i vendosur nga Halili. Dhe kjo ofertė tė ketė njė afat kohor tė pėrcaktuar nė kontratė. Dimraj ka mbetur i stepur nga kjo ofertė dhe ka kėrkuar qė kjo tė shqyrtohet nė bashkėsi. Palėt i kanė kėrkuar Dimrajt qė brenda pesė ditėsh tė sqarojė pozicionin dhe atė ēfarė do bashkia, ndėrsa Fortuzi ka kėrkuar mes tė tjerave edhe njė takim me Edi Ramėn si kryesi e klubit. Dimraj ka thėnė sistematikishr qė ėshtė nė pritje tė sponsorėve qė do ti servirte Bashkia, ndėrkohė qė ka qenė e habitshme se si asnjėherė palėt nuk ofruan njė zgjedhje tė tipit Asamble e Jashtėzakonshme pėr momentin e vėshtirė qė ka dhe po kalon Tirana.
Pjesa e tretė E debateve ka qenė njė miks gjėrash ku mund tė gjesh gjithēka. Halili ka pranuar qė lojtarėt kanė probleme me rrogat, ka pranuar qė ėshtė takuar me Dukėn, sipas tij pėr tė mirėn e Tiranės, ėshtė folur gjerė e gjatė, pėr ndeshje, lojtarė, situata tė papėlqyeshme, plaėt kanė kontribuar pėr ta bėrė edhe mė qesharake situatėn duke i kujtuar njėri-tjetrit pozita personale dhe duke kėrcėnuar me largime dhe afrime. Nė fund zgjidhja e momentit, aspak e pėlqyeshme apo e pranueshme pėr institucionin Tiranė ėshtė njė kafe sot nė mėngjes mes Dimrajt dhe Halilit. E tėra kofidenciale.
Zgjidhja Forma e drejtimit tė Tiranės me njė sekretar klubi i cili vendos e rivendos vetė ētė dojė dhe si tė dojė ėshtė tashmė e papranueshme pavarėsisht potencialeve dhe kualiteteve qė ka ky njeri. Bashkia si gjithnjė nė kėtė diskutim duhet tė marrė frenat e lojės nė dorė. Pavarėsisht se kjo e fundit ėshtė pėrpjekur vite mė parė dhe kanė qenė politikat e donatorėve apo drejtuesve qė e kanė rilarguar, ka ardhur momenti qė Tirana tė krijojė modelin e saj dhe nė futboll. Zgjidhjet e pėrkohshme mund tė mos jenė mė tė mėdhat, por mund tė rezultojnė efikase. Fortuzi ka hedhur idenė e krijimit tė shoqatės. Infrastruktura juridike dhe burokracitė financiare do tė kishin njė lehtėsim mė tė madh. Nė kėtė mėnyrė klubi, me drejtues apo president qoftė do tė kishte mė shumė hapėsira nė menaxhimin e tė ardhurave. Mė pas klubi, bashkia dhe njerėzit qė kontribuojnė financiarisht mund tė kėrkojnė dalė nga dalė shndėrrimin e statusit nė njė shoqėri aksionere e mė pas pse jo nė njė privatizim. Ky ėshtė njė hap qė nuk i pėrket momentit. Ėshtė shumė e habitshme se si askush nuk parashtroi nė mbledhjen e djeshme situatėn e Tiranės, financiare e sportive. Tirana sot ėshtė njė orgnanizėm borxhli. Sė paku 500 milionė euro janė pėr tiu dhėnė ish-presidentit Seferi dhe pavarėsisht se palėt e anashkalojnė njė gjė tė tillė, do tė jetė gjithnjė njė pengesė. Tirana herėt a vonė duhet ti paguajė kėto para nėse dėshiron tė jetė formale nė treg. Minimalisht bllokimi i llogarive bankare detyron palėt brenda klubit qė pagesat apo thithjen e tė ardhurave ta bėjnė nė forma aspak serioze, pėr tė mos thėnė nė dorė. Me zgjidhjen e kėsaj situate, Tirana duhet tė bashkojė tė gjithė faktorėt qė janė klubi, donatorėt, apo presidenti, dhe tė ardhurat nga sponsorizimet, e tė krijojė buxhetin pėr edicionin e ardhshėm. Sigurisht qė nė kontratė palėt kanė tė pėrcaktuar qartė direktivat. Qė do tė thotė se nėse presidenti duhet tė paguajė rrogat e lojtarėve, ky i fundit duhet ti ngrijė kėto para pėr tė mos krijuar probleme nė tė ardhmen. Ndėrkohė, klubi duhet tė mendojė pėr investimet dhe tė ardhurat nga tė tretėt duhet tė vihen nė funksion tė dy zėrave fillestarė. Pas kėtij parashikimi tė pėrgjithshėm, kryesia duhet tė fillojė nga puna pėr ndėrtimin e stafit dhe skuadrės. Sigurisht qė dhe kėtu duhet vepruar me largpamėsi. Kontrata duhet tė jenė minimalisht dy vjeēare nė mėnyrė qė Tirana e verės sė ardhshme tė pėrfitojė tė ardhura dhe nga shitja e lojtarėve. Ndėrkohė, paralelisht tė gjithė strukturat duhet tė punojnė pėr rritjen e tė ardhurave nga shitjet e imazhit, shfrytėzimit tė hapėsirave publicitare, shitja e biletave etj. Qė kjo tė mos ndodhė fillimsht, palėt dhe bashkia duhet tė jenė njė. Tirana e futbollit nėse funksionon si sot, do tė jetė gjithnjė e varur nga marrėdhėniet burokratike qė nuk do tė lenė askėnd tė veprojnė me shpejtėsi dhe zhdėrvjelltėi. Kalimi i tė ardhurave nė thesarin e bashkisė ėshtė njė tjetėr element qė vėshtirėson frymėmarrjen dhe ngritja e Shoqatės mund ta evitojė njė gjė tė tillė. Nė letėr gjėrat duken tė kuptueshme dhe tė realizueshme. Fakteqėsisht dje nė mbledhje askush nuk foli pėr njė zgjidhje tė tillė. Ndonjėherė kur i dėgjon mund tė ndjesh dhe keqardhje pėr burrat qė pėrfaqėsojnė Tiranėn e futbollit. Tirana ėshtė nė vitin zero! Dikush duhet tė ndėrhyjė.
Tifozėt E Tiranės dje kanė pritur lajme tė mira. Pėr ta, ky proces ėshtė pak i rėndėsishėm dhe pak i kuptueshėm pėr tu dėgjuar e asimiluar. Ata duan tė dinė buxhetin, trajnerin, skuadrėn dhe objektivat. Pjesa tjetėr u takon kėtyre gjashtė burrave. Ėshtė e habitshme tė shohėsh se si kėto gjashtė burra nė diskutimin maratonė u kuptuan nga tė gjithė. Terminologjia qė duhet tė pėrdorin nuk duhet tė ishte pėr kėdo dhe detajet qė duhet tė diskutonin duhet tė dilnin mbi interesat personalė dhe histori tė sė shkuarės shumė tė bukur pėr tu dėgjuar, por aspak tė rėndėsishme pėr momentin. Thirrja e fundit i takon Edi Ramės. Tė gjithė e dinė se ai ka njė qefmbetje nė mometnin qė donatorėt dhe klubi vendosėn pėrpara disa vitesh president Bamir Topin. Gjithashtu tė gjithė dinė qė futbolli nuk ėshtė pasioni i tij, e aq mė pak skuadra e Tiranės. Tė gjithė e dinė qė ai e konsideron hė pėr hė kėtė pjesė tė qytetit njė humbje kohe, madje tė pashpresė, por tė gjithė duhet ti kujtojnė kryebashkiakut se Tirana ėshtė e tij. Ajo e futbollit po, e po. Nėse kryebashkiakut nuk i pėlqejnė kėto 6 burra tė zgjedhė gjashtė tė tjerė. Pėr tė mirėn e Tiranės! Shanset, potencialet, dhe kushtet janė qė Tirana tė jetė jo vetėm njė superfuqi e Shqipėrisė. Pėr momentin nuk ėshtė asgjė. Ėshtė vetėm njė kryesi gjashtė burrash qė fatkeqėsisht pėr ta, e fatmirėsisht pėr Tiranėn nuk e kanė moshėn dhe fizikun pėr tė luajtur futboll! Sepse nėse do tė zbrisnin dhe nė fushė
Tirana u kualifikua nė turin e dytė eliminator tė Ligės sė Europės, pasi fitoi 1-0 nė kohėn shtesė me Zalaegerszegi TE, falė njė goli tė realizuar nga Erando Karabeci nė minutėn e 107-tė, pasi mė parė nė tė 90+3, Sebino Plaku kishte humbur njė penallti. Takimi i parė nė Qemal Stafa kishte pėrfunduar nė barazim pa gola.
Nė turin e dytė eliminator, Tirana do tė pėrballet me holandezėt e Utrehtit, ndėrkohė po nė kėtė fazė tė kėtij kompeticioni, Besa e Kavajės, fituesja e Kupės sė Shqipėrisė do tė sfidojė gjigantėt grekė tė Olimpiakosit tė Pireut.
Pėr herė tė fundit, Tirana ishte kualifikuar pėr nė turin e dytė tė njė kompeticioni evropian, nė edicionin 2006-2007, kur eliminoi nė turin e parė tė Kupės UEFA, kroatėt e Vartesk Varazhdinit (1-1, 2-0), por u eliminuan nė turin e dytė nga turqit e Kaseijisportit (1-3, 0-2).
Kjo ėshtė hera e tetė pėr 24-herė kampionėt e Shqipėrisė qė kalojnė njė tur, kur pėr herė tė parė e kanė realizuar nė vitin 1987, kur eliminuan nė turin e parė tė Kupės sė Kupave, Dinamon e Bukureshtit (2-1, 1-0), pėrpara se tė eliminoheshin nga suedezėt e Malmoes(0-0, 0-3)
(Albania Sport)