K.F. Tirana
Legjenda Bardhė e Blu
COPYRIGHT © KF TIRANA INFO 2003-2010
Klubi i Futbollit Tirana historikisht ka pasur gjithmone nje president ne drejtim,perjashto periudhen 2007-08 ku ekipi ishte pa nje president dhe u drejtua nga donatore.Ne shumicen e rasteve presidentet e klubit kane qene zoterues te plote,por ka patur dhe pak raste ku ata kane qene vetem honorifike(sic eshte rasti i Fatmir Frasherit,Bamir Topit,etj)
KF Tirana e kane drejtuar gjithsej 13 presidente,ne periudha te ndryshme,qe nga viti 1920 e deri me sot.
Presidenti me i suksesshem ne histori konsiderohet egjiptiani Metwally El Sayed,i cili drejtoi ne periudhen 1999-2004 dhe arriti disa trofe me Tiranen,sikurse dhe nje paraqitje mjaft dinjitoze ne Europe.
Presidenti qe e ka drejtuar Tiranen per periudhen me te gjate eshte Selman Stermasi(1936-1960) ndersa periudha me e shkurter i perket Fatmir Frasherit(2004-05)
Me poshte eshte dhe lista e detajuar e presidenteve e drejtuesve te klubit qe nga viti 1920 e deri me sot:
| Fotografia |
Emėr,Mbiemėr |
Periudha E Drejtimit |
Bahri TOPTANI 1920-1933
Stefan SHUNDI 1933-1936
Selman STĖRMASI 1936-1960
Lame KONOMI 1960-1970
Nuri BYLYKU 1970-1983
Clirim HYSI 1983-1985
Zija SHABA 1985-1993
Metush SEFERI 1993-1998
Lutfi NURI 1998-1999
Metwally El Sayed 1999-2004
Fatmir FRASHĖRI 2004-2005
Bamir TOPI 2005-2007
Refik HALILI 2009-vazhdim



KUSH ĖSHTĖ SELMAN STĖRMASI ?
Nje djale i nje familje te pasur e bujare nga Tirana ishte nder futbollistet e pare te qytetit,kohe para se te organizohej Kampionati i pare kombetar i futbollit.E po ne vitet e para luftes ai u be dhe presidenti i pare i Klubit Tirana.Ai ishte njeriu qe i fali Tiranes jovetem djersen,talentin e pasurine e tij por dhe vete shpirtin e tij te madh.Per sportistet e farfer te asaj kohe shtepia e tij ishte vendi ku ata gjenin gjithmone tryezen e shtruar si per shume hallexhij te tjere te kohes.Lojtaret e quanin me shaka shtepine e tij ,tek Pazari i Ri,me emrin 'menca'.Por bujaria e tij nuk kishte fund.Ai paguante do gje per ekipin dhe nuk fitonte asgje prej tij.Ai zbuloi dy yjet e futbollit shqiptar Llustren e Kryeziun duke i marre qe femije nga 'Streha Vorfnore' e duke i mbajtur ne shtepine etij derisa u bene burra.Ai ishte njeriu qe i rriti si futbolliste dhe realizoi kontratat me Klubet e medha italiane per te dy.Por nga kontratat ai nuk mbajti asnje qindarke por ia dhuroi vete sportisteve.Ndaj sot Kryeziu e Llustra e kujtojne me shume respekt.Llustra i paralizuar e pa goje sot vetem qan para fotos se Stermasit te madh ,njeriut qe nuk e lejuan ta takonte me kurre ne jete.Me ardhjen ne fuqi te pusht-etit komunist ra kambana e se keqes dhe per Tiranen e Stermasin.Ne nje mbledhje me disa 'shoke te Partise' u vendos te nderrohej emri nga Tirana ne 17 nentori.Selmani u ngrit e kundershtoi duke thene se:'Emri TIRANA i jep ketij ekipi mjaft nder e nuk kemi arsye sepse ta heqim ate'.Por nga podiumi iu hakerryen:'Ulu e mbylle gojen!' duke e cilesuar armik e borgjez.Sigurisht shoket e tribunes do kishin qene duke kullotur dhite ne ndonje maje mali kur Selman Stermasi jetonte per Tiranen e per me shume kur ky 'armik' me 6 prill 1939 mori gjithe ekipin e Tiranes dhe ishte ne balle te demostrates se Tiranes duke kerkuar arme per te perballuar pushtimin fashist te Shqiperise.Por ishte koha e 'shokeve' ndaj ky sebeb mjaftoi qe te nesermen Stermasi te pushohej menjehere nga puna e te hidhej ne rruge duke iu ndaluar rreptesisht qe te shkelte pragun e klubit Tirana.Lexoni kete paradoks komunist:-Selman Stermasi nuk lejohej me ne klubin Tirana qe ai e kish ndertuar me shpirt!.Por te pakten le te themi shyqyr qe nuk i hoqen dhe emrin Shqiperise e t'ia vinin psh 29 Nentori.Pas kesaj Xha Selmani si fillua ta njohin te gjithe, punoi per shume vite si punetor ne ndermarrjen'M.Mame' dhe qe njeriu qe kurre nuk u kontrollua tek dera e ndermarrjes sepse ndershmeria e tij ishte e mirenjohur nga te gjithe.Me te veshtira ishin ditet kur luante Kombetarja dhe ai nuk kishte bilete per te pare ndeshjen.Ai qante para ekranit te TV.Po ashtu gezohej si femij kur F.Frasheri i onte shpesh bileten e ndeshjes.
Ky ishte njeriu-futboll,njeriu bardh&blu qe nuk deshi emrin 17 Nentori por Tirana.E sot qe ai nuk jeton me ka nje stadium ne Tirane qe mban emrin e tij kurse ne do sillnim si homazh vetem nje kujtim qe besoj e kane te gjithe tifozat e Tirones:kemi pare me dhjetra ndeshje te Tiranes ne kohen kur quhej '17 nentori' por kure si kam degjuar tifozet qe te therrasin ne kete emer por gjithmone'TIRONA -TIRONA!'




PRESIDENTI: Z.REFIK HALILI (2009 - ne vazhdim)
Presidenti aktual i Klubit te Futbollit Tirana eshte Z.Refik Halili.
Refik Halili eshte zgjedhur nga Asambleja e Pergjithshme e klubit ne vitin 2009.
Z.Halili eshte nje biznesmen dhe menaxhues i kompanise Halili sh.p.k.Se bashku me 3 donatore te tjere,pikerisht Agron Papuli,Shefikat Ngjela dhe Avni Nuri ndermoren financimin si donatore te klubit Tirana pas zgjedhjeve te Asamblese se Klubit ne vere te vitit 2004.
Qe prej vitit 2004 ka financuar klubin,ku pas vitit 2006 mosmareveshjet mes donatoreve e kane detyruar te financoje edhe i vetem apo vete i dyte.Gjithsesi,pervec nje terheqje te perkohshme ne shator 2007,Z.Halili ka financuar gjithmone kete klub.Qe nga viti 2004 kur Halili erdhi si financues klubi ka fituar 3 tituj kampione (2005,2007,2009) 1 kupe (2006) dhe 4 superkupa (2005,2006,2007,2009) duke korrur keshtu suksesin e dyte me te madh ne histori pas periudhes kur drejtohej nga egjiptiani El Sajed.
DONATORET E TJERE
Klubin e Futbollit Tirana,pervec presidentit Halili e sponsorizojne edhe Znj.Shefikat Ngjela si dhe Bashkia e Tiranes,te cilet ne marreveshjen zyrtare zoterojne perqindje me te vogla financuese se presidenti i zgjedhur.


HISTORIKU I DREJTIMIT TE KLUBIT
KUPOLA DREJTUESE & FINANCUESE