KF TIRANA U-17 AND U-19
KF Tirana - Kampion Kombetar per ekipin U-19 !

Pasi ka mposhtur 2-0 ne finale ekipin e Tepelenes.



Tirana - Tepelena 2-0

Tirana: Rodi, Plumbi, Omuri, Celiku, Luga, Loku (Demiri 46'), Kreka (Hysa 60'), Metani (Shehu 94'), Fagu, Sefa, Fjolla. Trajner: I.Muca

Tepelena: Bega, Xherahu (Dervishi 46'), Peka, Duka, Harka, Pashako, Dajti (Nika 80'), Lame, Veliu, Hoxha (Cocoli 46'), Cuco.
Trajner: L.Guri

Shenues: Fagu 19', Sefa 21'(11 m)

Gjyqtare: A.Janku, E.Doda, G.Qirici (Tirane)
Kartone te verdhe: Duka, Plumbi, Pashako, Celiku
Karton i kuq: Harka

Finalja e kampionatit kombetar te te rinjve i ka buzeqeshur ekipit bardheblu, i cili ka fituar paster me rezultatin 2 0. Ndeshja e zhvilluar ne stadiumin "Selman Stermasi" u ndoq nga nje numer i konsiderueshem tifozesh. Tribuna "VIP" ishte e mbipopulluar nga shume personalitete te futbollit. Te dy ekipet u futen shume te mobilizuara ne fushe. Ne minutat e para te takimit, ekipi tepelenas ndermori shume aksione, por sulmuesit e saj gabonin ne finalizim. Nga ana tjeter, ekipi tiranas ishte me i qete ne loje dhe perdorte kundersulmin e shpejte, duke zene disa here ne befasi mbrojtjen tepelenase. Nga nje kundersulm do te vinte edhe goli i avantazhit per tiranasit, ku mesfushori Sefa pason bukur te Fagu, i cili kalon edhe portierin dhe nuk e ka te veshtire te shenoje me porten e boshatisur. Ky gol u jep zemer lojtareve bardheblu. Pa kaluar akoma dy minuta nga goli eshte perseri Sefa, i cili pengohet brenda zones nga nje mbrojtes tepelenas dhe gjyqtari Janku akordon njembedhjetemetersh ne favor te Tiranes. Kjo penallti u kontestua shume nga trajneri tepelenas, i cili debatoi ashper me kryesorin Janku. Penalltine e merr persiper po Sefa dhe shenon me nje gjuajtje te bukur ne te djathte te portierit Bega. Me pas, loja u be me e bukur, pasi tepelenasit po e kerkonin me ngulm golin, por mbrojtja tiranase ishte ne lartesine e duhur, duke e mbuluar mjaft mire sulmuesin kryesor te tyre Cuco. Ne pjesen e dyte, ekipi tepelenas u hodh i teri ne sulm ne kerkim te golit, por Lame, Veliu dhe Duka humbasin raste te pastra per shenim. Gjate kesaj pjese Tirana e administroi mire rezultatin dhe ishte me e qarte taktikisht. Ne minuten e 32 te te takimit, pas nje perplasjeje ne lufte per topin midis Fjolles dhe Dajtit, ky i fundit humbet ndjenjat dhe per disa minuta tifozet u vune ne panik. Ndeshja perfundoi 2 0 ne favor te Tiranes. Trofeun e kampionatit kapitenit te Tiranes, Loku, ia dorezoi trajneri kombetares U 19, Shpetim Duro. Duhet thene se loja e te dyja skuadrave e justifikoi interesimin e sportdashesve.
Pas ndeshjes, trajneri i Tiranes, Ilir Muca, deklaroi: "Jam i kenaqur me lojen qe zhvilluan djemte, te cilet i zbatuan shume mire detyrat e dhena dhe u treguan racionale ne loje."
Trajneri i Tepelenes, Luftar Guri, ishte mjaft i revoltuar, pasi, sipas tij, fitoren Tiranes ia dha njeanshmeria e gjyqtarit Janku.


VEZHGIMI YNE :


QE KLUBEVE ZINXHIR TE SK TIRANES TE MOS U MBETET VETEM EMRI DHE NGJYRAT BARDHEBLU !


Te gjithe e dine qe futbolli i moshave po kalon ditet e tij me te pashpresa,
pasi askush nuk i afrohet per ta ndihmuar. Po t'i shikosh klubet qe marrin pjese
ne kampionatet e moshave si U 17 dhe U 19, nuk befasohesh, sepse te gjithe mbajne emrat e
skuadrave te para, te cilat luajne ne kategorite elitare. Por e verteta e ketyre ekipeve te te rinjve
eshte e hidhur, se ata gezojne vetem emrin nga "nena", pasi i trajtojne si te njerkes. Nje nga keto ekipe
eshte edhe ai i te rinjve te Tiranes, i cili si fanelle te pare dhe te vetme ka ate bardheblu, qe, per cudi,
jane vete lojtart qe i blejne dhe jo klubi. Sipas trajnerit te ketij ekipi, Ilir Muca, ndihma qe marrin nga klubi
eshte shume e vogel, pothuajse e paperfillshme, pasi i vetmi privilegj eshte nje e ashtuquajtur fushe,
si ajo e "Ali Demit", te cilen klubi ua ka lene te rinjve per stervitje. Eshte vertet per te ardhur keq kur
degjon e shikon se edhe klubi me i pasur i Shqiperise, Tirana, nuk e perkrah futbollin e moshave te te njejtit

trung familjar. Ky realitet, ne pamje te pare, duket mosbesues, duke ditur sesa harxhon ky klub per rrogat e
lojtareve, premiot, grumbullimet para ndeshjeve ne hotelet me luksoze e plot e plot gjera te tjera, qe kane lidhje
vetem me ekipin e pare, se per te rinjte keto jane molle e ndaluar. Po sipas trajnerit, gjithe ecuria e ekipeve te
moshave vjen fale kontributit te vete lojtareve dhe punes se trajnereve qe i stervitin.
"Femijet jane te detyruar
qe gjithcka ta perballojne me forcat e tyre, qe nga uniformat deri te shpenzimet e udhetimeve neper rrethe.
Megjithese kemi keto veshtiresi, ne nuk ndalemi, pasi detyre kryesore per ne trajneret e moshave eshte te
pergatisim dhe te nxjerrim sa me shume talente per te miren e se ardhmes se futbollit tone," u shpreh trajneri
Muca.
Ne te vertete, ekipet-zinxhir te Tiranes (megjithese mire eshte te mos quhen te tilla derisa klubi nuk i
ndihmon) i kane dhene ekipit te pare cdo vit elemente te rinj cilesore dhe me te ardhme. I fundit nga kjo
fidanishte qe ka dale dhe i eshte bashkuar Tiranes, eshte i riu Fagu, i cili arriti te luaje ne
Ligen e Kampioneve kunder CSKA se. Ky eshte absurditeti i futbollit tone, ku ekipet e para marrin kur te duan
nga ekipet e moshave, por kur vjen puna per te dhene per te rinjte rezervohen, ose me mire s'japin asgje.
Valle nje klubi kaq te fuqishem si Tirana, cfare do t'i kushtonte sikur te harxhonte per
ekipet e te rinjve (me dashje apo padashje mbrojne ngjyrat bardheblu) nje shume te atille, te pakten sa
per bazen e nevojshme materiale. Nuk mund ta quash ndihme edhe fushen qe klubi u ka dhene te rinjve,
pasi ajo eshte ne nje gjendje te amortizuar, sepse askush nuk perkujdeset per mirembajtjen e saj.
Kur kjo situate mbizoteron te te rinjte e klubit me "bos", cfare mund te presim nga ekipe te tjera,
qe po mbijetojne me "buke te marre me vete nga shtepia"?




FUTSAL
Dje ne mesdite, ne Nyon te Zvicres eshte hedhur shorti i Kupes se Kampioneve te futbollit ne salle. Ne kete short, kur behet fjale per edicionin futbollistik 2006 2007, merrte pjese kampionia e Shqiperise, Tirana, e cila ne finale pat mundur Flamurtarin, 7 2. Per bardheblute, pjesemarrja ne Kupen e kampioneve eshte e dyta, kur per here te pare kane konkurruar ne sezonin 2004 2005. Dhe, ashtu si ne pjesemarrjen e pare, kjo dhe mbi bazen e shortit te hedhur dje ne mesdite, edhe kete sezon Tirana perseri do te marre pjese ne turin paraeliminator. Tirana ndodhet ne grupin C, aty ku ka per kundershtare FC Mlladost Sofje (Bullgari), Hibernians (Malte) dhe Skovde AIK (Suedi).
Ndeshjet, gjithnje mbi bazen e shortit te kupes se kampioneve, do te zhvillohen ne Sofje te Bullgarise, me 9 17 shtator 2006. Nga ky grup, ashtu si dhe nga tre te tjeret, skuadra qe renditet e para vazhdon ne turin tjeter. Qe do te thote se fituesja e grupit C do te jete ne grupin e trete te turit te pare, aty ku jane MNK Split (Kroaci), Athina’90 (Greqi) dhe Araz Naksivan (Azerbajxhan).
Ndeshjet e ketij grupi, sic dhe eshte caktuar nga shorti i hedhur me pare, do te zhvillohen ne Split te Kroacise, me 9 15 tetor 2006. Keshtu, ndryshe nga cfare mendohej, Tirana eshte ne turin paraeliminator, ndersa gjerat tashme jane veshtiresuar per te shkuar me tej. Sepse, nese deri vjet kalohej ne turin e pare edhe duke u renditur i dyti ne grup, tashme duhet te fitosh te gjitha ndeshjet per te arritur objektivin, pasi kualifikohet vetem nje skuader. Dhe, duke u zhvilluar ndeshjet ne Bullgari, per me teper qe te tre kundershtaret e Tiranes jane te panjohur nga kryeqytetasit, gjerat per bardheblute behen shume te v-shtira.
SK Tirana - Kampion Kombetar per te dyten here !


Tirana shpallet kampione e Shqiperise ne minifutboll. Skuadra e drejtuar nga Agustin Kola ka mposhtur 7-2 ekipin e Flamurtarin, ne nje ndeshje plot tension si ne fushe ashtu edhe ne shkallet e Asllan Rusit.
Tensioni arriti kulmin kur ne fushe u futen tifoze vendas te cilet ushtruan dhune mbi lojtaret e skuadres se Flamurtarit. Vlonjatet kane kaluar te paret ne avantazh me ane te Karlo dhe disa minuta me vone rezultati dyfishohet fale golit te Begas. Por tensioni dhe me pas sherri ne fushe duket se coroditen disi lojtaret e Flamurtarit. Pas ketij momentin Tirana zgjohet dhe shkurton diferencen e golave me ane te Sines. Ne pjesen e dyte basrheblute jane me te qarte ne veprimet e tyre duke shenuar dhe 6 gola te tjere ne porten e Flamurtarit duke e cuar ne favor te tyre 7-2. Duke mos mjaftuar vetem sherret e pjeses se pare, Flamurtari largohet nga fusha e lojes 11 minutat para perfundimit te ndeshjes, ne shenje proteste te nje vendimi te gjytarit. Ky eshte titulli i dyte per Tiranen e cila kete sezon do te perfaqesoje Shqiperine ne kompeticionet europiane. Sezonin e kaluar titullin kampion e fitoi Dinamo.

A.Zijai (President i Fed. Minifutboll): Kampionati nuk duhet te perfundonte ne kete menyre, por largimi nga fusha i skuadres se Flamurtarit do te shqyrtohen ditet e ardhshme nga komisionet tona. Persa i perket masave organizative mund te them se ato ishin marre. U lajmeruan te gjitha organet. Mund te them se ne pergjigjemi vetem per ate cka ndodh ne fushe, ku lojtaret denohen me kartona, ndersa per pjesen tjeter nuk mund te diskutoj.
A.Kola (Trainer i Tiranes): Kampionati i sivjetshem ka qene shume i forte dhe kjo u pa mjaft mire ne ndeshjet e fundit. Dua te falenderoj te gjithe djemte e skuadres te cilet dhane gjithshka ne fushe.
Ate cka nuk beri Tirana e madhe ate beri Tirana e vogel.
A.Kola: Ne si staf drejtues, une se bashku me Mirel Josen nuk e morem Tiranen e madhe ne fillim te sezonit, nese do te ishim qe ne fillim drejtues te Tiranes, atehere mund te them se ne tani do te ishim kampion edhe ne Superlige.


Kampionet bardheblu e mbyllin aventuren europiane vetem me kalimin e nje turi.


Pas suksesit te arritur me kualifikimin per ne turin e pare te Kupes Futsal,kampionet e Shqiperise,SK Tirana,dihej qe ndesheshin ne grupin 6,nje grup ky mjaft i forte ku spikasin skuadra si Dinamo e Moskes,3 here kampione ne Futsal dhe Baustal e Polonise,qe luan para

publikut te saj.Ne diten e pare kampionet shqiptare u ndeshen me Dinamon e Moskes ne Krakow te Polonise nen drejtimin e Agustin Koles.Kjo ndeshje perfundoi me fitoren e thelle te ruseve 23:2.Per skuadren tone golat e vetem u shenuan nga Resuli 19' dhe Mullaj 21'.Diten e dyte,me dt.6 Tetor,kampionet tane zhvilluan ndeshjen e dyte ne grup perballe vendasve te KS Baustal.Pas nje loje te forte polaket arriten te fitojne me rezultatin 6:3.Golat per skuadren tone u shenuan nga Hysa 7' dhe 34' dhe Kalari 10'.Kjo beri qe SK Tirana te eliminohet per me tej,pavarsisht se ishte per tu luajtur edhe nje ndeshje tjeter.Keshtu,Dinamo Moskes (qe fitoi po dje 8:1 me Iberia te Gjeorgjise) dhe Baustal kryesonin grupin dhe ndeshja mes tyre do te vendoste fituesin e grupit 6.SK Tirana dje u ndesh perballe FC Iberia te Gjeorgjise,ku pretendohej te merrnim nje rezultat pozitiv.Por,pavarsisht se te dy skuadrat luajten pa motive,gjeorgjianet fituan 7:5 dhe zune vendin e trete ne grup,ndersa skuadra jone vendin e fundit me 0 pike e golaverazh negativ 10:36.Nga Grupi 6 del vetem nje skuader qe fiton te drejten per me tej.Keshtu,pas fitores direkte 3:0 ne ndeshjen midis tyre me KS Baustal,Dinamo e Moskes kalon me tej.I falenderojme cunat per shpirtin e gares qe dhane ne keto eliminatore duke qene e para skuader shqiptare qe kalojme nje tur ne nje aktivitet te ri ne Shqiperi dhe per paraqitjen dinjitoze.Tashme nuk na mbetet vec ti urojme suksese ekipit tone kampion ne sezonin tjeter!

Rezultatet perfundimtare (Final results) :

Oct.5:MFC Dinamo Moscow (RUS) - SK Tirana 23:2
Oct.6:KS Baustal (POL) - SK Tirana 6:3
Oct.8:SK Tirana - FC Iberia 2003 (GEO) 5:7

Renditja Grupit 6 (Table Group 6) :

1.Dinamo 9 pts.
2.Bautsal 6 pts.
3.Iberia 3 pts.
4.Tirana 0 pts.


http://www.kftirana.info/home.html
http://www.kftirana.info/news.html
http://www.kftirana.info/history.html
http://www.kftirana.info/honours.html
http://www.kftirana.info/europe_par.html
http://www.kftirana.info/club.html
http://www.kftirana.info/team.html
http://www.kftirana.info/season.html
http://www.kftirana.info/youth.html
http://www.kftirana.info/photos.html
http://www.kftirana.info/guestbook.html
K.F.Tirana
Legjenda Bardhė e Blu
COPYRIGHT © KF TIRANA INFO 2003-2007
KF Tirana U-17 - kampione pėr sezonin 2006-2007 !


Tirana  - Lushnja 2 : 1

Tirana: Kuka, Pėrpunja, Gjuzi, Kuēi, Ēeliku, Jata (Mersini 63'), Duqi, Gjipali, Muēo (Hoxha 62'), Zalta, Krashi (Nurja 41').


Trajner: B.Vladi Lushnja: Ēako, Pupe, Pepa, Ruci, Gega (Ēaushi 65'), Veliu, Baze, Liēka, Gjika, Ēemeri, Tashi (Koreshi 53'). Trajner: G.Taullau

Shėnues: Kuēi 2', Licka 10', Veliu (aut) 17'

Gjyqtarė: E.Dobi (Durrės), L.Mustafaraj, R.Avdo (Tiranė)

Kartonė tė verdhė: Gjuzi, Jata / Liēka
Karton i kuq: Gjuzi

Tirana pėr paratėrinj u shpall dje kampione, pasi mundi nė finale Lushnjėn, me rezultatin 2-1.

Ky takim u zhvillua nė stadiumin "Selman Stėrmasi", njė finale midis ekipive tė Tiranės dhe Lushnjės, tė cilat kishin dalė nė vendin e parė nė grupet pėrkatėse. Takimi ngjalli interesimin e mjaft sportdashėsve, tė cilėt kishin ardhur pėr tė ndjekur lojtarėt e tė ardhmes sė futbollit shqiptar. Loja filloi menjėherė nė sulm pėr Tiranėn. Nė minutėn e dytė, pas njė aksioni tė rrjedhshėm, Kuēi gjendet i lirė brenda zonės dhe shėnon pa vėshtirėsi, 1 0 pėr bardheblutė. Lushnjarėt nuk demoralizohen dhe sulmojnė menjėherė. Pepa godet me kokė pas njė krosi nga e djathta tė Gjikės, por topi pėrfundon pak centimetra mbi tra. Tė dy ekipet luajnė tė hapura me dėshirėn pėr fitore. Nė minutėn e 10-tė vjen dhe goli i barazimit, ku Pupe depėrton nė qendėr tė zonės dhe topi i gjuajtur prej tij devijohet nga njė mbrojtės dhe shkon tek Liēka, qė godet saktė dhe barazpeshon gjithēka. Miqtė, pas golit tė barazimit, i presin bardheblutė nė gjysmėfushėn e tyre dhe kundėrsulmojnė rrezikshėm. Nė njė prej rasteve, Gjika gjendet i lirė nė hyrje tė zonės, por godet lehtė. Eshtė minuta e 17-tė dhe Tirana dyfishon rezultatin. Duqi gjendet pėrballė portierit Cako dhe nė momentin e goditjes, ndėrhyn Veliu, i cili detyrohet tė shkaktojė njė autogol, duke ndėshkuar ekipin e tij. Tirana gjendet pėrsėri nė avantazh dhe nė vazhdim administron mirė lojėn. Ndėrkohė, Lushnja
nuk pajtohet me rezultatin dhe hidhet nė sulm. Nė fundin e pjesės sė parė, organizatori Baze, pas njė goditje dėnimi nga krahu i djathtė, gjuan bukur, por topi gjen duart e portierit Kuka. Me shifrat 2 1, skuadrat i drejtohen dhomave tė zhveshjes. Pjesa e dytė, ashtu si fillimi, nis mė mirė pėr Tiranėn.

Nga njė aksion i nisur nga krahu i djathtė, Muēo jep njė asist me kokė pėr Zaltėn qė gjuan bukur, por kundėrpėrgjigjet me tė njėjtėn mėnyrė portieri Cako. Pas kėtij rasti, janė paratėrinjtė lushnjarė qė marrin nė dorė frenat e lojės. Mesfushori Pupe godet njė top nė formė parable, por Kuka grushton nė trekėndėshin e djathtė tė tij, duke nxjerrė topin nė korne. Vazhdimi i lojės do tė jetė njė duel i sulmeve lushnjare me mbojtjen bardheblu. Organizatori Baze shkarkon tė majtėn e tij nga rreth 25 metra, duke vėnė nė vėshtirėsi portierin Kuka. Janė minuta qė flasin pėr Lushnjėn, qė ėshtė hedhur e tėra nė sulm pėr tė shėnuar golin e barazimit. Tirana, qė pjesėn e dytė e ka bazuar lojėn tek kundėrsulmi, rifreskon vijėn sulmuese me Hoxhėn, ndėrsa trajneri Taullau ndėrron skemė duke luajtur me tre sulmues. Pepa ka rastin mė tė mirė pėr tė barazuar, ku nga njė goditje kėndi, gjendet i lirė pak metra para portės, por gjuan jashtė. Pėr Tiranėn vėshtirėsohen gjėrat, kur nė fund tė takimit gjendet me 10 lojtarė, pas daljes me karton tė kuq tė Gjuzit. Lushnja kėrkon golin, por mbrojtja e ngjeshur e Tiranės dhe portieri Kuka, qė ishte nė njė ditė tė mirė, nuk lejojnė tė ndryshojė rezultati.

Pėrfundimisht 2 1 dhe Tirana e drejtuar nga Besim Vladi ėshtė kampione e Shqipėrisė pėr U 17. Njė sukses i merituar ky pėr bardheblutė, tė cilėt edhe nė takimin e play-off-it arritėn tė mundnin Shkėndijėn e Tiranės. Thanė pas ndeshjes: Besim Vladi, trajneri i Tiranės: "Ishte njė rrugė e gjatė, por qė nė fund ia dolėm me sukses. Nė ekip ka lojtarė tė talentuar qė do tė jenė e ardhmja e futbollit. Pėrgėzoj dhe Lushnjėn, qė ka njė ekip mjaft tė mirė dhe sot zhvilloi njė ndeshje tė bukur." Zalta, kapiteni i Tiranės: "Jam shumė i gėzuar qė u shpallėm kampionė. Suksesin e arritur ua dedikoj ēunave dhe padyshim profesorit pėr punėn e palodhur." Gafurr Taullau, trajneri i Lushnjės: "I uroj Tiranės suksese. Besoj se tė gjithė e panė qė jemi njė ekip i mirė dhe me tė ardhme. Kjo ėshtė mė e rėndėsishmja pėr ne." Tė veēanta: - Kupėn, kapitenit tė Tiranės Zalta, ia dorėzoi shefi i sektorit tė tė rinjve nė FSHF, Ilir Shulku. - Tifozėt e Tiranės duartrokitėn pas mbarimit tė ndeshjes lojtarėt lushnjarė pėr lojėn e bukur qė zhvilluan.

SEASON 2006 - 07
Kjo faqe nė Shqip